Pamje/ Me valixhet plot me drogë nga Tajlanda, arrestohen në Rinas 2 kinezë

21 Tetor 2025 | 09:05

Dy shtetas kinezë janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga autoritetet shqiptare, pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar një sasi prej rreth 61 kilogramësh lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis me përqindje të lartë të substancës aktive THC.

Sipas burimeve zyrtare, lënda narkotike e ndarë në 120 pako u zbulua në katër valixhe udhëtimi që kishin mbërritur me një fluturim nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa ishte kamufluar në ambalazhimin e frutave ekzotike Duran.

Autoritetet shqiptare janë sinjalizuar më herët nga partnerët ndërkombëtarë për këtë ngarkesë, duke mundësuar ndërhyrjen në kohë reale dhe arrestimin e dy shtetasve të huaj Ye Guozheng dhe Chen Jian.

Ngarkesa është sekuestruar dhe çështja i është referuar strukturave të Antidrogës së Tiranës.

Hetimet vijojnë për të identifikuar destinacionin përfundimtar të drogës, si dhe rrjetin e mundshëm kriminal që fshihet pas këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:

-Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri ndërsa sasia e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026