Emiri i Katarit dënon Izraelin për shkeljen e armëpushimit në Gaza
Duke folur në seancën hapëse të këshillit Shura, këshillit legjislativ të Katarit, Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit 11-ditor.
Gjatë fjalës së tij ai tha se vendi i tij dënon shkeljet dhe praktikat e Izraelit në territoret palestineze dhe shkeljen e vazhdueshme të armëpushimit në Gaza.
“Ne përsërisim dënimin tonë për të gjitha shkeljet dhe praktikat izraelite në Palestinë, veçanërisht transformimin e Rripit të Gazës në një zonë të papërshtatshme për jetën njerëzore dhe shkeljen e vazhdueshme të armëpushimit. Është për të ardhur keq që bashkësia ndërkombëtare mbetet e paaftë të imponojë respekt kur bëhet fjalë për tragjedinë e popullit palestinez”, tha ai.
Ndërkohë, Izraeli kreu një sulm ajror ndaj një ekipi negociator të Hamasit në Katar në shtator, gjë që shkaktoi një krizë të madhe diplomatike. Katari tha në atë kohë se kjo përbënte një “shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.
Katari, një aleat i ngushtë i SHBA-së, kishte qenë mikpritës i negociatave që synonin sigurimin e një armëpushimi në luftën e Izraelit në Gaza. Pavarësisht sulmit vdekjeprurës në kryeqytetin e tij, ai vazhdon të luajë një rol kyç si ndërmjetës, megjithëse marrëdhëniet me Izraelin janë të tensionuara.
Nëse armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-të nuk prishet plotësisht, Katari, i cili ka strehuar byronë politike të Hamasit që nga viti 2012, ka të ngjarë të jetë në përpjekjen për të bindur grupin militant të çarmatoset, duke pasur parasysh përvojën e tij në ndërmjetësim, shkruan The Gurdian.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë