Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pritet nga Mbreti Charles dhe Starmer në Londër

22 Tetor 2025 | 11:19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është mirëpritur nga Mbreti Charles III në Londër, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në foton e publikuar nga ceremonia, shihet momenti kur Rama i shtrin dorën Mbretit Charles. Rama gjithashtu u mikpritet edhe nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Mbretëria e Bashkuar mirëpret këtë vit samitin vjetor të Procesit të Berlinit, me fokus te temat kyçe si emigracioni, siguria dhe zhvillimi ekonomik në rajon. Shqipëria përfaqësohet nga Kryeministri Rama, i cili gjatë ditës së martë, më 21 tetor, mori pjesë në disa tryeza dhe forume, ku diskutoi mbi integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe çështjet gjeopolitike në kontinent.

 

Takimi i këtij viti mbledh në një tryezë të përbashkët liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të vendeve kryesore të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026