Berisha: Do të ketë garë të hapur për kryetarin e PD-së, do të jem pjesë e garës

22 Tetor 2025 | 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat nga selia blu se në PD do ketë një garë të hapur për të zgjedhur drejtuesin e partisë.

Berisha u shpreh se edhe ai do jetë pjesë e garës si një nga kandidatët potencialë.

“Cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë.

Janë zhvilluar në kushtet e partisë së shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Europës.

Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje.

Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka.

Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do ti bëjë interpretimin përfundimtar.

Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së…

… Sigurisht që do të jem. Pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Për të 12-ën ditë me radhë, duke filluar prej orës 18:00, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër...
22:59 | 11/06/2026

Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut

Meksika e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të Futbollit, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse. Ndeshja e parë u...
22:58 | 11/06/2026

Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se çështja e statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përbën një lajm...
22:05 | 11/06/2026