Altin Sinomati porositi atentatin? Ranucci përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë
Gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci në lidhje live në emisionin “Now” në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhillin është pyetur nëse shqiptari i ekstraduar nga Italia, Altin Sinomati është porositi i atentatin ndaj tij. Ranucci u shpreh se më parë ka marrë masa mbrojtjeje nga shteti pasi një narkotrafikant kishte urdhëruar bandat shqiptare që ta vrisnin.
Ai theksoi se nuk ka ndonjë kërcënim apo mesazh material nga mafia shqiptare teksa shtoi se nuk mund të bëjë lidhje hipotetike të rasteve të mëparshme me atentatin ndaj tij.
“Siç thashë ne nuk kemi elementet për të thëne se ky akt ka lindur nga bandat kriminale shqiptare. Janë disa teme që i kemi prekur disa herë, duke folur për organizatat kriminale që lëvizin në Rome.
Unë për shembull kam marrë masa mbrojte se një zotëri nga burgu i Padovas , një narkotrafikant lidhur me Ndragheta kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë duke iu kërkuar të më vrisnin mua.
Unë kam marrë masa mbrojtje nga shteti dhe unë nuk kam pasur mesazhe materiale nga ana e mafia shqiptare. Çdo lidhje do ishte shume hipotetike e bazuar ne asnjë fakt”, u shpreh ai.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)