“Do mbledhim forumet…”, Lela: Ja çfarë do bëj opozita pas raportit të OSBE/ODIHR

23 Tetor 2025 | 22:11

Alfred Lela, analisti dhe Drejtori i komunikimit ka diskutuar në “Now” mbi raportin final nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Nga raporti, OSBE-ODHIR vlerësoi se numërimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të rregullt, duke theksuar nevojën për përmirësime në organizimin dhe transparencën e zgjedhjeve në të ardhmen.

Lela theksoi nevojën e dy pikave që opozita po ndjek gjatë këtyre ditëve: Me anë të një libri mbi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj si dhe mbledhjen e forumeve për të dalë më pas në kokluzione.

“Raporti nuk është rrufe në qiell të hapur për ne, janë katër rezoluta të organizmave të mëdha ndërkombëtare që thonë atë që është dhënë. Partia shtet është identifikuar në këto rezoluta nga Europa në Amerikë.

Në këto ditë jemi duke bërë librin e manipulimit të zgjedhjeve dhe halli ishte si ta hollojmë se del një mijë e ca faqe, e them këtë si diçka alarmante.

Do mblidhemi pas 4 vitesh dhe do diskutojmë të njëjtat gjëra. Do mbledh forumet dhe do vendosim se çfarë do të bëjmë. Janë disa aksione që opozita duhet të gjejë një zgjidhje”, u shpreh Alfred Lela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri...
21:52 | 17/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në...
21:27 | 17/06/2026

“Ndaloni ekocidin”, dhitë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)

Një protestues ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar teksa ka marrë me vete dhitë. Ai shihet që ka krijuar një gardh rreth tyre...
20:35 | 17/06/2026