Shkëndija e Tetovës triumf historik, merr 3 pikët e para në Conference League

24 Tetor 2025 | 10:23

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar një fitore historike në grupet e Conference League, duke mposhtur irlandezët e Shelbourne me shifrat 1-0.

Ndërkohë, skuadra tjetër shqiptare, Drita, barazoi 1-1 me Omonia Nicosia.

Në sfidën me Shelbourne, Shkëndija arriti të marrë tre pikët e para në këtë fazë të kompeticionit.

Një duel i luftuar nga të dyja skuadrat, por fati ishte në anën e tetovarëve. Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse të dyja ekipet krijuan raste.

Në pjesën e dytë, një krosim i Ëebster u devijua nga Barrett dhe përfundoi në rrjetën e tij, autogol, duke i dhënë avantazhin Shkëndijës. Sekondat e mbetura nuk prodhuan ndryshime dhe tetovarët morën tre pikët historike.

“Është kënaqësi të marrim fitoren e parë. Këtë e arrijmë me një ekip si Shkëndija, që për mua është më shumë se një ekip. E rëndësishme në këtë moment është që edhe pse ekipi nuk shprehet gjithmonë mirë, marrim 3 pikët”, tha trajner i Shkëndijës Jeton Beqiri.

Sinkron: Kamer Qaka, futbollist i Shkëndijës
“Është hera e parë që luajmë në Evropë, por kjo është e rëndësishme për djemtë, ekipin, stafin dhe gjithë shqiptarët”, tha futbollist i Shkëndijës, Kamer Qaka.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Drita barazoi 1-1 me Omonia Nicosia, ndërsa golin e shënoi Manaj.

Kampionët e Kosovës kanë tani 2 pikë në fazën e ligës, me 2 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026