Grabitja e Luvrit, Prokurorja e Parisit: Ka shpresa që mund t’i gjejmë bizhuteritë
Hetuesit francezë po analizojnë mostrat e ADN-së dhe gjurmët e gishtërinjve në mjetet dhe sendet e tjera të gjetura në muzeun e Luvrit pas grabitjes së bujshme me vlerë rreth 88 milionë euro. Pesë ditë pas grabitjes prokuroria e Parisit, Laure Beccuau tha se ka “një shpresë të vogël” që bizhuteritë mund të gjenden ende. Ajo gjithashtu shtoi se është optimiste për rezultatin e hetimit.
“Brenda pak ditëve në vijim, rezultatet ndoshta do të na japin pista hetimi, veçanërisht nëse autorët kanë të dhëna penale”, tha ajo.
Hajdutët të veshur me jelekë për të ngjarë si punëtorë thyen një dritare dhe më pas përdorën prerës me disk për të hapur dy vitrina në galerinë dhe morën bizhuteritë. Pas grabitjes hajdutët zbritën me ashensorin e një kamioni dhe u larguan me skuter.
Hajdutët dështuan në përpjekjen e tyre të nxituar për t’i vënë flakën kamionit dhe lanë pas një helmetë. Prokuroria e Parisit shtoi se analiza e pamjeve nga kamerat publike dhe private të mbikëqyrjes, përfshirë ato në autostrada, i kanë ndihmuar më tej hetuesit të mësonin rrugën e bandës pas vjedhjes.
Më shumë se 100 hetues, përfshirë oficerë nga skuadra franceze e krimit të organizuar BRB dhe specialistë në veprat e artit dhe mallrat kulturore të trafikuara, po punojnë për rastin.
Beccuau tha se hetuesit po shqyrtojnë të gjitha hipotezat përfshirë mundësinë që hajdutët të kenë pasur ndihmë nga brenda Luvrit. Ajo tha se grabitja ka të gjitha shenjat e një organizate me përgatitjen e kujdesshme, guximin e mënyrës së veprimit, llojin e bizhuterive të synuara, arratisjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensionet në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Energjisë: Trafiku në Ngushticën e Hormuzit vijon normalisht, kemi krijuar një korridor alternativ
Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre
- 20:46 Tensionet në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Energjisë: Trafiku në Ngushticën e Hormuzit vijon normalisht, kemi krijuar një korridor alternativ
- 20:19 Aktori Mehdi Malkaj thirrje në protestë: Të shkëpusim ndikimet partiake
- 20:03 Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
- 19:58 Ish-ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu: Shqipëria e fortë është prioriteti
- 19:57 Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë