Bullgarët në Pustec: Mbështesim Shqipërinë në Bashkimin Evropian
Andrei Kovachev, kryetar i Komisionit Parlamentar të BE-së për antarësimin e Ballkanit Perëndimor, vlerësoi procesin e integrimit si një hap jetik për të dyja palët.
Ndërkaq, ai theksoi rëndësinë e pranimit sa më të shpejtë të vendeve të rajonit, bazuar në meritat dhe përparimin e reformave të tyre.
Kovachev e konsideron Shqipërinë dhe Malin e Zi si vendet më të avancuara në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke shprehur shpresën që disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, të bëhen anëtare të plotë në vitet e ardhshme. Ai nënvizoi nevojën për kapërcimin e dallimeve historike, përforcimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe lehtësimin e lëvizjes dhe bashkëpunimit ndër-rajonal.
“Shqipëria është një nga shoqëritë më pro-evropiane dhe euroatlantike. Kur shumica dhe opozita bashkohen për këtë çështje, anëtarësimi në BE bëhet realitet,” tha Kovachev.
Ai bëri thirrje që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për antarësim, duke garantuar se Bullgaria nuk ka pengesa ndaj saj.
“Ne, si Republikë e Bullgarisë, nuk kemi pasur kurrë problem me emrin Republika e Maqedonisë dhe Bullgaria në asnjë mënyrë nuk e pengon anëtarësimin europian të Maqedonisë. Përkundrazi, ne e mbështesim fuqimisht që vendi të ecë përpara. Kjo nënkupton edhe përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, njësoj si të gjitha komunitetet e tjera përbërëse të shtetit. Gjithashtu kërkojmë që të mos ketë diskriminim ndaj atyre që deklarojnë hapur identitetin e tyre historik bullgar”, deklaroi Andrei Kovachev.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 08:42 Përplasen dy trena në Poloni, vagonët dalin nga shinat. Plagosen 2 pasagjerë (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 08:29 Gjykata Supreme e SHBA-së mbështet politikat e Trump, i hap rrugën deportimeve masive të emigrantëve
- 08:28 Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?