“Jemi maqedonas dhe në Shqipëri”, Kryeministri Mickoski mesazh nga Pusteci

27 Korrik 2025 | 19:10

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi një vizitë zyrtare në fshatin Pustec në qarkun e Korçës këtë të diel.

Fjalimi i Mickoskit ishte përqëndruar në ruajtjen e identitetit kombëtar, Mickoski theksoi se përkatësia maqedonase është e pandryshueshme dhe e rrënjosur thellë, pavarësisht kufijve shtetërorë.

“Të tregojmë se ne nuk jemi as grekë, as bullgarë, as serbë ne jemi maqedonas. Maqedonas në Shqipëri dhe kudo në botë”-ka thënë Mickoski gjatë fjalës së tij.  

Në fjalën e tij përpara banorëve të Pustecit, ai përshëndeti qëndresën e komunitetit maqedonas përballë, “trysnive dhe përpjekjeve për asimilim”.

“Ju keni dëshmuar përmes heshtjes suaj të fortë, përmes ruajtjes së identitetit. Ne si shtet kemi detyrim jo mëshirë të jemi pranë jush. Në arsim, kulturë, ekonomi, bashkëpunim ndërkufitar.”-vijoi kryeministri maqedonas.

Kreu i qeverisë maqedonase theksoi nevojën për një qasje të re ndaj komuniteteve jashtë kufijve të vendit, duke e cilësuar këtë si një fazë të re të shtetndërtimit maqedonas që shkon përtej territorit.

“Kohët e fundit jemi dëshmitarë të përpjekjeve për të na fshirë, për të na bërë ‘modernë’ me zor. Por përkatësia nuk fshihet. Rrënjët mbeten. Dhe ne jemi këtu për t’ju mbështetur  jo me fjalë boshe, por me projekte konkrete.”-tha Mickoski.

Mickoski u ndal gjithashtu tek raporti me shtetin shqiptar, duke nënvizuar se komuniteti maqedonas ka qenë gjithmonë qytetar besnik i Shqipërisë, por se nuk duhet të mohojë asnjëherë rrënjët e veta.

“Dua që çdo prind këtu ta dijë se ka vlerë t’i mësojë fëmijës së vet gjuhën amtare. Dua që Pusteci të rritet me vetëbesim dhe ndjenjën e përkatësisë jo frikë.”-vijoi kryeministri maqedonas.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në Pustec:

“Sot, kur qëndroj përpara jush, nuk flas vetëm si Kryeministër i Qeverisë, por flas si një njeri që beson se një komb përbëhet pikërisht nga kjo lidhja mes njerëzve që e ndjej si timen, pa dallim se ku jetojmë.

Edhe kur jemi afër, edhe kur jemi larg, qoftë në atdhe apo jashtë tij, ndjenja, identiteti, përkatësia të gjitha bëhen një.

Vendi juaj në këtë histori është i veçantë, jo vetëm sepse gjeografikisht jemi në shtete të ndryshme, por sepse ju jeni thellësisht në zemrën e atdheut tonë.

Ju jeni sinonim i qëndrueshmërisë, i besnikërisë së heshtur, i dinjitetit dhe i përulësisë së njëkohshme.

Edhe kur askush nuk ju pyeti, edhe kur askush nuk ju përmendi, ju mbetët ata që jeni. Dhe mbetët besnikë ndaj shtetit në të cilin jetoni.

Gjatë dekadave të fundit shumë gjëra janë ndryshuar politika, qeveri, kufij por ju qëndruat të palëkundur.

Këtu, gjuha maqedonase nuk ruhet si zakon, por trashëgohet me dashuri. Këtu, kënga, zakonet, kujtimet janë pjesë e jetës suaj të përditshme.

Pikërisht për këtë ndjehet një respekt i thellë kur dikush vjen këtu jo nga formaliteti, por nga bindja e sinqertë.

Më vjen keq që propaganda që ka ndjekur maqedonasit ndër histori nuk ju ka kursyer as ju. Ju jetoni këtu, i nderoni këto troje, i jetoni këto troje.

Përmes zëvendësimesh, përmes presionesh, përmes ndalesash, kanë tentuar të tronditin atë që është e juaja por ju mbetët të palëkundur.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026