Rama: Shakaja me Aliyev ishte miqësore, jo tallje me Trump

25 Tetor 2025 | 11:37

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin e Berlinit komentoi shakanë e tij me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen i tha Macron që të kërkojë falje se pse nuk ka uruar Shqipërinë dhe Azerbajxhanin që e kishin nënshkruar tashmë paqen, batutë e cila lidhet me ngatërresat e Trump.

Rama theksoi se ishte një shaka teksa shtoi se kjo u përdor si sulm ndaj presidentit Donald Trump.

“Sa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilham sepse jemi miq prej kohësh dhe ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq ‘humbjesh dhe për përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin’.

Kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese, por që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh… Trump është aty ku është”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026