Sunderlandi i Xhakës përmbys Chelsean, ngjitet në vendin e dytë të Premier League
Sunderlandi i Granit Xhakës ka regjistruar një fitore të madhe në Stamford Bridge, duke mposhtur Chelsean me përmbysje 1-2 në kuadër të javës së nëntë të Premier League.
Edhe pse “Blutë” e Londrës dominuan dhe krijuan më shumë raste, efikasiteti i Sunderlandit bëri diferencën.
Takimi nisi vrullshëm, dhe që në minutën e katërt Alejandro Garnacho kaloi Chelsean në epërsi pas një kombinimi të bukur me Pedro Neton.
Reagimi i miqve erdhi shpejt dhe në minutën e 22-të Uilson Isidor përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm, me Chelsean që tentoi me Joao Pedron dhe Garnachon, por pa sukses në finalizim.
Kur gjithçka dukej e mbyllur, Chemsdine Talbi “shpërtheu” në minutat shtesë (90+3’), duke realizuar një supergol pas asistimit të Brobbey, që vulosi fitoren e madhe të Sunderlandit, ku titullar ishte Granit Xhaka.
Me këtë fitore, Sunderland ngjitet në vendin e dytë të Premier League me 17 pikë, ndërsa Chelsea bie në vendin e shtatë me 14 pikë, duke humbur terren në garën për kreun.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën