VIDEO/ Dramë në San Siro, Milan ndalet nga Pisa në barazim 2-2

25 Tetor 2025 | 18:48

Milan nuk arriti të shkëputej në krye të tabelës së kalsifikimit, pasi barazoi në shtëpi me Pisan me rezultatin 2-2.

Kuqezinjtë ishin duke u mposhtur deri në minutat e fundit, por Athekame arriti të rikthejë baraspeshën.

Në San Siro, Milan, i konsideruar favorit absolut, hasën vështirësi ndaj një kundërshtari që ndodhet në zonën e poshtme të klasifikimit.

Leao zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7 me një gjuajtje nga distanca, duke dhënë shpresë për kuqezinjtë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal për vendasit, por në të dytën Pisa barazoi me një 11-metërsh të ekzekutuar nga veterani Cudrado.

Në vijim, Gilardino dhe ekipi i tij provuan të përmbysnin rezultatin, dhe Nzolan e arriti këtë përkohësisht, por në fund Athekame riktheu barazimin 2-2.

Pas 8 javëve, Milan ka 17 pikë, ndërsa Pisa vetëm 4, duke lënë kuqezinjtë me një mundësi të humbur për të thelluar diferencën në krye të klasifikimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026