“Hosein paraqet rrezik për rajonin”, Gashi: Jemi vend i NATO-s, duhet ta ndalonim

25 Tetor 2025 | 21:30

Arbër Gashi, Drejtor i Qendrave Evropiane të Lëvizjes për Rikthim, në një lidhje live për Euronews Albania, në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana, foli për rastin e Imamit, Imran Hosein, i cili u ndalua të hynte në Shqipëri nga policia kufitare në Rinas.

Gashi u shpreh se institucionet shtetërore kanë vepruar sipas pritshmërive për raste të tilla pasi sipas tij Imran Hosein paraqet rrezikshmëri të lartë për rajonin.

“Zotëria paraqet rrezikshmëri të lartë rajonale, e cila lidhet edhe me sigurinë dhe përgjegjësinë e Shqipërisë, që ka jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për sigurinë rajonale. Paraqet rrezik për rajonin, sepse i referohem luftërave aktuale dhe politikave të tjera në Lindjen e Mesme. Është e natyrshme që shteti të jetë më i ndjeshëm, dhe kjo tregon që shteti ka përgjegjësi, sepse është gjithashtu anëtar i NATO-s dhe kjo tregon se ka përgjegjësi edhe rajonale, duhet ta ndalonin. Njihet si zotëri që nxit drejtpërdrejt konfliktet, por ai nxit dhe ushqen me ideologjinë e tij dhe paraqitjen e tij publike një frymë të re, e cila do të mbështeste një ideologji armiqësore në raport me sigurinë rajonale dhe atë kombëtare. Pavarësisht nga çfarëdo lloj besimi që përfaqëson, shteti duhet të reagojë dhe të kryejë detyrën e tij, ndaj e përshëndes aksionin e institucioneve shqiptare”, u shpreh Gashi.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026