Rusia rekruton agjentë të nivelit të ulët, Gjermania në vijë të luftës hibride

27 Tetor 2025 | 09:20

Gjermania po kalon në vijën e parë të luftës hibride, ndërsa inteligjenca gjermane paralajmëron se Rusia po rekruton të ashtuquajturit “agjentë të nivelit të ulët”, civilë të zakonshëm që paguhen me shuma të vogla për të kryer akte sabotimi ose spiunazhi.

Sipas autoriteteve, Moska po rrit sulmet hibride ndaj Gjermanisë, që variojnë nga spiunazhi, dezinformimi, deri tek ndërhyrjet me dronë.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se, ndonëse vendi mund të mos jetë në luftë, ai “nuk është më as plotësisht në paqe”.

Në javët e fundit, një sërë sulmesh me dronë kanë trazuar vendin, duke synuar objekte ushtarake madje edhe civile, përfshirë Aeroportin e Mynihut. Si Kancelari Merz, ashtu edhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, kanë quajtur Rusinë përgjegjëse për disa nga incidentet.

Ende është e paqartë se kush qëndron pas fluturimeve të dronëve, pasi hetuesit fillimisht duhet të identifikojnë operatorët e tyre, raportojnë mediat vendase.

Sipas rapaortimeve, ajo që dihet është se ekzistojnë dy lloje fluturimesh, operacione profesionale që përdorin dronë më të mëdhenj dhe fluturime amatore të kryera me modele të gatshme për konsumatorët. Autoritetet dyshojnë se disa nga këto të fundit mund të jenë kryer nga “agjentë të nivelit të ulët” që veprojnë në kufijtë e rrjeteve të inteligjencës ruse.

Ndërkohë, shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane, BfV, Shërbimi Federal i Inteligjencës, BND, Zyra Federale e Policisë Kriminale, BKA, dhe Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak, MAD, lëshuan një paralajmërim duke u bërë thirrje njerëzve të mos lejojnë veten të rekrutohen si “agjentë të nivelit të ulët” nga aktorë të huaj.

Këta individë, ndryshe të quajtur agjentë të nivelit të ulët, shpesh u drejtohen nëpërmjet mediave sociale, paguhen me shuma relativisht të vogla për të kryer detyra “të vogla” dhe me rrezik të ulët, siç janë vandalizmi, mbikëqyrja ose zjarrvënia e qëllimshme.

“Agjentët e nivelit të ulët zakonisht vendosen për veprime të prekshme”, tha Dr. Christopher Nehring, ekspert në dezinformim dhe drejtor i Institutit të Inteligjencës Kibernetike.

Megjithatë, ai paralajmëroi se, ndërsa këta agjentë kryejnë punë të lidhura me inteligjencën, ata nuk duhet të klasifikohen si spiunë, pasi spiunazhi përfshin mbledhjen e fshehtë të informacionit.

“Ata në përgjithësi nuk janë të ngarkuar me mbledhjen e inteligjencës”, shtoi Nehring.

Në vend të kësaj, puna e tyre mund të përfshijë ndezjen e zjarreve, ngjitjen e afisheve propagandistike në mure, spërkatjen me grafiti ose shkaktimin e llojeve të tjera të dëmeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026