Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn, shkak mungesa e një prej avokatëve
Seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt është shtyrë për në datën 12 nëntor. Shtyrja ka ardhur pas mungesës së një prej avokatëve të Veliajt.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme legjitimoi avokatin e ri të Veliajt, Artan Gjermeni i cili kërkoi kohë të njihej me aktet. Vetë Veliaj nuk mori pjesë në seancë.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet se është përfshirë në disa raste korrupsioni, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Po ashtu edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa përballet me akuza për korrupsion pasiv dhe gjithashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.
Veliaj po zhvillon gjithashtu një betejë ligjore pasi u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, ndërsa Gjykata Kushtetuese pezulloi shkarkimin e tij dhe bllokoi zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West