“Shah Mat”, njihuni me Brianin, shahistin 7-vjeçar dy herë kampion
Brian është 7-vjeç dhe ka filluar të luajë shah që në moshën 5-vjeçare. Më 14 qershor 2025 ai u shpall kampion për herë të parë në shah, ndërsa më 26 tetor po të këtij viti arriti të shpallet kampion për herë të dytë, duke fituar medalje dhe një kupë.
Pavarësisht moshës së vogël, Brian tregon pjekuri dhe vendosmëri të admirueshme. Di të gëzojë për fitoret, por edhe të mësojë nga humbjet. Ai e sheh lojën e shahut si një mënyrë për të zhvilluar mendimin dhe durimin.
“Më ka mësuar babi të luaj shah në moshën 5-vjeçare. Dua të arrij titullin Grand Master. U shpalla kampion në 14 qershor 2025. Kjo është hera e dytë që marr medalje. Kam marrë edhe një kupë. Është shumë e vështirë loja e shahut. Lojën e kam mësuar duke u stërvitur me profesorin, për 10 muaj më stërvit profesor Llambi.
Brian ka folur edhe për marrëdhënien me shkollën dhe shahun. Ai tregon se luan çdo ditë shah por duke rregulluar oraret që t’i kushtojë kohën e duhur edhe studimeve.
“Mësoj, pastaj bëj detyrat, dhe më pas luaj shah. Luaj çdo ditë nga 1 orë e 30 minuta shah. Kur kam humbur, jam mërzitur pak, por edhe nga humbja duhet të mësojmë diçka të re që të mos e përsërisim gabimin herën tjetër.
Sa i përket medaljeve që kam marrë, këtë e kam fituar më 14 qershor 2025, kurse këtë tjetrën më 26 tetor 2025. Kur fitova medaljen, prindërit më përqafuan dhe më thanë bravo. Për të gjithë shokët do të thoja që të luajnë shah dhe të merren me këtë sport”, shprehet 7-vjeçari Brian.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 15:42 Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA-në varet nga pesë kërkesa kryesore
- 15:35 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
- 15:34 Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)