RMV-ja dhe Bullgaria përpjekje për të tejkaluar përplasjet mbi identitetin
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për përplasjes dypalëshe mbi identitetin dhe gjuhën, i cili po mban peng procesin integrues të Shkupit.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski priti sot në takim në aeroportin e Shkupit homologun e tij bullgar Rumen Radev, përpara nisjes në Romë dhe Selinë e Shenjtë në Vatikan për nder të iluminuesve të sllavëve, Shën Kirili dhe Metodi.
Presidenti i Bullgarisë Radev tha pas takimit se pikërisht ky udhëtim i përbashkët është mundësi e mirë për përafrimin e dy shteteve.
“Udhëtimi ynë i përbashkët për të shkuar dhe dhënë respekt për iluministët është një arsye e shkëlqyeshme që të përtërijmë nivelin e dialogut mes dy shteteve në nivelin më të lartë dhe për ta shprehur vullnetin tonë të përbashkët për zhvillim të marrëdhënieve në frymë të bashkëpunimit dhe miqësisë”, theksoi ai.
Presidenti maqedonas Pendarovski theksoi se dialogu udhëhiqet nga qeveritë e dy vendeve, por presidentët po përpiqen të relaksojnë atmosferën.
“Kemi pirë kafe si dy miq dhe kemi folur për ndodhitë e ditëve të fundit në Bruksel, prandaj tani nuk mund t’ju them një epilog nga takimi. Bisedimet zyrtare i zhvillojnë dy qeveritë tona ndërsa ne këtu jemi për të ofruar një relaksim të atmosferës dhe bisedë në një gjuhë tjetër. Duhet të bëjmë përtrirje të marrëdhënieve tona dhe të hapim dialog për çështjet më të rënda të cilat për momentin po na ndajnë. Shpresoj se së shpejti këto ndasi do të na afrojnë më shumë”, tha ai.
Edhe Bashkimi Evropian u përpoq të ndërmjetësoje për gjetjen e zgjidhjes mes dy vendeve. Para disa ditësh komisari evropian për zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministri i jashtëm portugez Augusto Santosh Silva propozuan një draft marrëveshje, e cila tani për tani nuk e bind Bullgarinë.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:50 Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset