Epidemiologu Ilir Alimehmeti: COVID-19 drejt endemizimit, por që do të vijojë të qarkullojë

26 Maj 2021 | 19:53

Epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet për Euronews Albania se pavarësisht prirjes së qëndrueshme të infeksionit nga COVID-19 nuk mund të thuhet se kjo prirje mund të na çojë drejt normalitetit të mëparshëm të përpara pandemisë.

Mjeku Alimehmeti i tha gazetares Bruna Çifligu se “COVID-19 duket të jetë një virus që do të vijojë të qëndrojë në shoqërinë njerëzore”, por që “rruga e tij do jetë drejt endemizimit, shfaqjes së rasteve të pakta, por të vazhdueshme”.

Vaksinimi dhe stina e ngrohtë kanë ndikuar që javët e fundit në Shqipëri numri i të prekurve nga COVID-19 të bjerë ndjeshëm duke e kthyer situatën epidemiologjike të qëndrueshme. Gazetarja Çifligu e pyeti epidemiologun Alimehmeti se përse autoritetet shëndetësore nuk i lehtësuan masat pavarësisht kësaj prirjeje.

“[…] ndoshta ka qenë pak diskutimi a do të kishte ndikime situata [epidemiologjike] nga procesi zgjedhor, gjë që fatmirësisht nuk ndodhi,” – u shpreh Alimehmeti.

Përballë pyetjes se sa zgjat imuniteti prej vaksinave, epidemiologu Alimehmeti tha se ende nuk ka diçka konkrete, por që nga vende si Izraeli dhe Britania e Madhe, të cilat e kanë nisur vaksinimin masiv që në dhjetor 2020, po tregohet se “imuniteti po zgjat mjaftueshëm”.

“Mbetet për t’u parë a do të ketë nevojë për ndonjë dozë [vaksine] kujtese [për imunitetin] përpara dimrit, dhe kjo do të jetë prova e zjarrit, sepse nuk është prova e zjarrit vera,” – theksoi Alimehmeti.

Pas 244 ditësh, autoritetet shëndetësore në Shqipëri raportuan sot asnjë humbje jete prej COVID-19, një prirje lehtësuese sidomos për mjekët, të cilët prej vitit 2020 kanë vuajtur orë të gjata në shërbim nën trysninë e rasteve që shtoheshin dhe humbjeve të jetës edhe në radhët e kolegëve të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026