“Treg primitiv”, Goxhaj: Biznesin e armëve e kontrollojnë grupe të strukturuara

29 Tetor 2025 | 22:22

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, ekspert i çështjeve të sigurisë, Dritan Goxhaj, foli për tregun e zi të armëve dhe kush e kontrollon biznesin e tyre.

Sipas tij, Shqipëria nuk është në nivelin e shitjeve të armëve të sofistikuara dhe se ky treg ka ekzistuar gjithmonë, por nuk është i organizuar si në disa vende të tjera të Ballkanit.

“Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ka më pak tregti armësh. Në indeksin global të krimit të bazuar nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria në Ballkan renditet e fundit, në krye është Serbia, pasuar nga Mali i Zi, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë blejnë, kjo tregti është në nivelin e një tregtie primitive dhe nuk i përket grupeve të organizuara. Ka individë që përfitojnë, si çdo kush që hap një biznes. Pjesa më e madhe e armëve pa leje nuk kontrollohet nga struktura kriminale të organizuara, siç ndodh në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje dhe Serbi. Në ato vende nuk mund të blesh një armë pa miratimin e një grupi kriminal që kontrollon tregun”, tha Goxhaj.

Ai shtoi se në rajon trafikun e armëve e kontrollojnë grupe të strukturuara, të njohura si klane.

“Në Mal të Zi kemi dy klane kryesore që luftojnë prej 25 vitesh për territor dhe kontrollin e tregut të armëve. Njëri është malazez-serb, tjetri malazez-shqiptar, dhe këto klane kontrollojnë të gjithë biznesin e armëve”, shtoi Goxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri...
21:52 | 17/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në...
21:27 | 17/06/2026

“Ndaloni ekocidin”, dhitë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)

Një protestues ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar teksa ka marrë me vete dhitë. Ai shihet që ka krijuar një gardh rreth tyre...
20:35 | 17/06/2026