EMRI/ Eskstradohet nga Milano i kërkuari ndërkombëtar për pastrim parash

30 Tetor 2025 | 09:20

Këtë të enjte është finalizuar ekstradimi nga Milano në Shqipëri i shtetasit Erlind Lasku, i kërkuar ndërkombëtarisht për pastrim parash të fituara nga trafikimi i narkotikëve. Lasku është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Durrës. Operacioni u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Interpol Tiranë njofton:

“Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ‘The Wanted’, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit Erlind Lasku.”

GJKKO-ja i kishte caktuar masën “arrest në burg” në prill 2025 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026