EMRI/ Ekstradohet nga Italia i kërkuari ndërkombëtar për kultivimin e narkotikëve

31 Tetor 2025 | 10:52

Këtë të premte është finalizuar ekstadimi nga Italia në Shqipëri i shtetasit Ermond Goga, i kërkuar ndërkombëtarisht për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas raportimeve, 33-vjeçari i lindur në Krujë, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.

Ndërkohë, në vitin 2021, ky shtetas në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë, për të përgatitur një sipërfaqe toke, pronë publike, në fshatin Krastë, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, tentativa për këtë rast kultivimi u parandalua që në fazë fillestare.

Më tej, gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të implikuar në këtë rast, Policia gjeti 240 fidanë Cannabisi, 1 armë zjarri me municion dhe mjete që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026