Biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër me çmime marramendëse në tregun e zi

31 Tetor 2025 | 11:16

Më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares së Kosovës në futboll, ajo kundër Zvicrës.

Interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh dhe kjo u pa që nga momenti kur FFK njoftoi për nisjen e shitjes së biletave pasi faqja elektronike për blerjen e tyre ra menjëherë nga funksioni për shkak të ngarkesës së madhe, shkruan KosovaPress.

Por, shitja e biletave për këtë ndeshje ka shpërthyer edhe në tregun e zi dhe çmimet e tyre janë jashtëzakonisht të larta, krahasuar me çmimet zyrtare të vendosura nga FFK.

Çmimet zyrtare janë si më poshtë:

Veri dhe jug: 10 euro

Lindje: 20 euro

Perëndim: 30 euro

VIP: 100 euro

Ndërsa, në tregun e zi, përkatësisht në faqet online shihen shifra shumë më të larta. Një biletë për sektorin e lindjes kushton deri në 80 euro, ndërsa në perëndim 100 euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: PD mbështet çdo protestë qytetare, ata janë “brezi dixhital”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat qytetare, duke i cilësuar ato si një reagim të brezit të ri...
17:21 | 08/06/2026

Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit u rrit nga 2.8% në prill në 3% në maj, duke reflektuar shtimin e...
16:59 | 08/06/2026

Vapa rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, mjekët apelojnë për kujdes: Shmangni ekspozimin në diell

Sezoni veror ka nisur me temperatura të larta, ndërsa parashikimet meteorologjike tregojnë se muajt në vijim do të karakterizohen nga mot i nxehtë dhe i...
16:51 | 08/06/2026