Mjaftojnë vetëm 4 orë, shiten të gjitha biletat për duelin Kosovë-Slloveni

16 Shtator 2025 | 14:56

Të gjitha biletat e vendosura në dispozicion për ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë, e cila luhet më 10 tetor, janë shitur në kohë rekord, raporton Federata e Futbollit e Kosovës.

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale thuhet se të gjitha biletat janë shitur, e për këtë janë dashur vetëm 4 orë kohë.

Një interes i jashtëzakonshëm për këtë sfidë tejet të rëndësishme për dardanët, që po kalojnë një formë pozitive.

Në total, stadiumi Fadil Vokrri ka afro 14 mijë ulëse, që duket se do të jenë të gjitha të zëna për sfidën e tretë kualifikuese. Kujtojmë që në përballjen e fundit me Suedinë kishte rreth 1 mijë vende bosh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026