Rusia sulmon Ukrainën gjatë natës, shkelet marrëveshja bërthamore

31 Tetor 2025 | 12:21

Ukraina ka raportuar një seri tjetër sulmesh nga Rusia gjatë natës, përfshirë një sulm në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, i cili plagosi të paktën 11 banorë, thanë autoritetet lokale.

Rajoni i Sumy kufizohet me Rusinë dhe ka qenë nën sulme të vazhdueshme nga dronë dhe raketa, raportoi Reuters. Shërbimet e emergjencës thanë se Rusia kishte goditur një ndërtesë banimi shumëkatëshe, shtëpi private dhe objekte infrastrukturore.

Ndërkohë, Rusia ka sulmuar Ukrainën gjatë muajve të fundit me një raketë, që SHBA dhe Perëndimi e konsiderojnë si shkelje të marrëveshjes për kontrollin e armëve bërthamore dhe që mund të kërcënojë Evropën.

Sipas rapoprtimeve, bëhet fjalë për raketën 9M729, një raketë tip “kruiz” që Rusia e ka lëshuar 23 herë kundër Ukrainës që nga muaji gusht, siç tha një zyrtar i lartë ukrainas për Reuters. Ukraina gjithashtu ka regjistruar dy lëshime të raketës 9M729 nga Rusia gjatë vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë Presidencës së Këshillit në vitin 2027

Qeveria greke po shqyrton mënyra për të përshpejtuar pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së në...
14:07 | 19/06/2026

IDF: Goditëm mbi 80 objektiva të Hezbollahut brenda natës, dhjetëra të vrarë

Ushtria izraelite njoftoi të premten se gjatë natës goditën më shumë se 80 objektiva të Hezbollahut dhe vranë dhjetëra luftëtarë të grupit. Në përditësimin e...
13:37 | 19/06/2026