Uragani “Melisa”, stuhia më e fortë në botë gjatë këtij viti shkatërron Xhamajkën
Uragani “Melisa”, e regjistruar si stuhia më e fortë në botë gjatë këtij vit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Pamjet tregojnë përmasat e shkatërrimit që la pas Uragani Melisa, pasi goditi Xhamajkën javën e kaluar me erëra që arritën shpejtësi deri në (300 km/h).
Shtëpitë përgjatë vijës bregdetare kanë pësuar dëmet më të mëdha nga përmbytja dhe stuhia e fuqishme. Një analizë e bërë nga “Imperial College” në Londër tregon se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit mund ta kenë bërë stuhinë dhe më të fortë.
Shkencëtarët vlerësojnë gjithashtu se ndryshimi i klimës e ka rritur shpejtësinë maksimale të erës së Melisës me rreth 19 km/orë. Rritja e nivelit të detit ndikon gjithashtu në përmbytjet bregdetare, ndërsa ajri dhe uji më të nxehtë krijojnë shi më të dendur dhe më të fortë, duke rritur rrezikun e përmbytjeve.
A do të ketë më shumë stuhi të tilla në të ardhmen?
Sipas “Union of Concerned Scientists”, vetëm në dy vite që nga fillimi i epokës satelitore kanë ndodhur tre ose më shumë uragane të kategorisë 5:
– në 2005 (Emily, Katrina, Rita dhe Wilma)
–në 2025 (Erin, Humberto dhe Melisa).
Kjo tregon se ndërsa planeti nxehet, mund të kemi më shumë mundësi për uragan të tillë të Atlantikut.
Pamjet tregojnë një panoramë tronditëse të pasojave që ka lënë Uragani Melisa, ndërsa autoritetet xhamajkane po vlerësojnë dëmet dhe po përpiqen të rikthejnë furnizimet me energji, ujë dhe ndihma për banorët e prekur.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik