Vrau babain pasi e shqetësonte kur hante bukë, Gjykata e Durrësit lë në burg të riun

1 Nëntor 2025 | 10:28

I riu, Marjan Kodheli, i dyshuar se vrau babain e tij në Durrës, doli këtë të shtunë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, ku gjyqtari Xhevdet Lika vendosi masën e arrestit me burg për 25-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi mesditën e 28 tetorit, në fshatin Shkallnur, ku dyshohet se Marjan Kodheli goditi me thikë të atin, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, gjatë një debati në shtëpi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pjetër Kodheli

Në dëshminë paraprake të dhënë në polici, 25-vjeçari ka treguar se ngjarja ndodhi gjatë drekës, pas një debati me të atin.

“Babai mu turr, nuk më linte të haja bukë i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Pas seancës foli avokatja e caktuar për të e cila tha se është vendosur vlerësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë dhe caktimi i masës së sigurisë “arrest me burg”.

“Nuk është bërë një ekzaminim paraprak, Marjani ende nuk i kupton veprimet që ai ka kryer me sa unë arrij të kuptoj. Duket si person i mbyllur dhe i heshtur. Ai vjen nga një familje e rregullt. Mamaja e tij thotë se nuk kanë pasur konflikte. Ai është kthyer nga emigracioni në qershor të këtij viti. Nuk ka pasur asnjëherë precedent penalë në jetën e tij. Nga ana ime, si avokate, duke vlerësuar gjendjen e tij, kam kërkuar shtrimin e përkohshëm të tij në një institucion mjekësor. Vlerësoj se është e nevojshme dhe urgjente që ndaj tij të kryhet një akt ekspertize nga ekspertët e mjekësisë ligjore, për të kuptuar dhe vlerësuar gjendjen e tij të shëndetit mendor”, tha avokatja.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026