EMRI/ Zbulohet ambienti i improvizuar për drogë në Mukje, në pranga 42-vjeçari
Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi zbulimit të një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, i cili ishte përshtatur për tharjen dhe përgatitjen e bimëve narkotike për shitje.
Policia njofton se gjatë operacionit “Improvizimi” u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa ndërsa u arrestua 42-vjeçari Jetmir Muka si dhe nisi procedimi penal për moskallëzim të veprës penale për 59-vjeçarin me inicialet B. M.
Jetmir Muka dyshohet se kishte improvizuar ambientin për aktivitetin e paligjshëm, ndërsa shtetasi B. M. dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte kallëzuar.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës