Dron në hapsirën ajrore, aeroporti i Berlinit pezullon përkohësisht fluturimet
Aeroporti i Berlinit ndaloi për rreth dy orë të gjitha fluturimet gjatë natës të së premtes, pas raportimeve për një dron në zonë, sipas shërbimit të gjurmimit të fluturimeve, Flightradar24.
Fluturimet u pezulluan midis orës 20:08 dhe 21:58 sipas orës lokale, ku një “seri e tërë uljesh” u devijuan në qytete të tjera gjermane gjatë mbylljes, tha një zëdhënës.
Policia e Brandenburgut konfirmoi se kishte marrë një raportim për një pamje të një droni dhe tha se një makinë patrullimi dhe një helikopter ishin vendosur në aeroport.
Udhëheqësit gjermanë kanë ngritur vazhdimisht alarmin për një kërcënim në rritje nga dronët pas një serie shikimesh të mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në aeroporte, si dhe në vende ushtarake brenda këtij viti.
Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni kanë pezulluar gjithashtu kohët e fundit fluturimet për shkak të dronëve të paidentifikuar, ndërsa Rumania dhe Estonia e kanë drejtuar gishtin nga Rusia, e cila i ka hedhur poshtë akuzat. Sakaq, edhe Gjermania e ka fajësuar në mënyrë të ngjashme Moskën.
Ndërkohë,në muajt e fundit janë raportuar pamje të shumta të UAV-ve mbi baza ushtarake, vende industriale dhe infrastrukturë të tjera në Gjermani.
Në fillim të tetorit, u identifikuan dron mbi qytetin jugor të Mynihut, ku mbyllën dy herë aeroportin e qytetit.
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, i ka bërë thirrje Gjermanisë të “gjejë përgjigje të reja ndaj këtij kërcënimi hibrid”, duke përfshirë aftësi më të mëdha për të zbuluar, vlerësuar dhe për të rrëzuar dronët.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve