Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në RMV, të drejtë vote mbi 1 milion persona
Shumica e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore kanë të drejtë që t’u drejtohen përsëri kutive të votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, për të zgjedhur kreun e komunës së tyre në Maqedoni të Veriut.
Të drejtën e votës në rrethin e dytë e kanë 1,013,357 votues nga mbi 1.8 milion votues sa janë të regjistruar në listë.
Një ditë më parë votuan të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, shkruan Alsat.mk.
Në Qytetin e Shkupit, 474,394 votues kanë të drejtë vote.
Zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1,569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë. Monitoruesit kanë të drejtë të vëzhgojnë punën e KSHZ-së, Këshillave Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në vendvotime, duke shënuar gjetjet e tyre por pa penguar punën e organeve zgjedhore.
Të drejtë të ndjekin procesin pa e penguar atë kanë edhe të gjitha mediat vendase pa pasur nevojë për leje plotësuese, pore dhe dhjetëra gazetarë të huaj të cilët janë akredituar paraprakisht në KSHZ.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30