Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha mbërrin në SPAK

3 Nëntor 2025 | 10:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha është paraqitur i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Kryedemokrati ka hyrë menjëherë në ambientet e SPAK dhe nuk ka folur para mediave.

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Hetimet ndaj tij janë pjesë e një dosjeje të hapur prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.

Berisha e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, duke i cilësuar ato politike. Avokatët e tij kërkojnë heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar mungesën e provave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026