FOTO/ Zbardhen raportet financiare të fushatave, sa shpenzuan PD dhe PS në 11 Maj
Gati 6 muaj pas 11 majit, janë zbardhur raportet e shpenzimeve që dy partitë kryesore politike bën për fushatën e zgjedhjeve parlamentare.
Sipas dokumenteve zyrtare të dorëzuara në KQZ nga dy partitë kryesore, del se PS ka shpenzuar në fushatë rreth 169,574 lekë ose e thënë ndryshe përafërsisht 1.7 milonë euro. Të ardhurat kryesore që kanë financuar fushatën e Partisë Socialiste kanë ardhur nga dhurimet e individëve, por dhe nga financimet publike.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka deklaruar në KQZ se ka shpenzuar për fushatën 213 lekë, ose e thënë ndryshe rreth, 2.2 milionë euro. Burimet kryesore të financimit të fushatës së PD janë dhurimet nga individët dhe personat juridikë, si dhe financimi publik nga fondi që shpërndan KQZ.
Për t’u theksuar në raportin e shpenzimeve të PD, është fakti që rreth 1.4 mln euro ka kushtuar kompania e konsulencës e Chris La Civita, Advancing Strategies. Pagesa për konsulencën e La Civita është bërë me 4 këste nga PD, ndërsa veç saj, PD ka shpenzuar edhe rreth 50 mijë euro për sondazhe paraelektorale.
3 nëntori ishte afati i fundit për të gjitha subjektet dhe kandidatët që garuan në zgjedhjet e 11 majit për të dorëzuar në KQZ raportet financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve që kryen gjatë fushatës.

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit
- 07:57 Trump lëshon deklaratën për Iranin: Sa herë që na godasin, ne do t’i godasim 20 herë
- 07:22 Trump: Irani kërkon me ngulm marrëveshje, synimi është çarmatimi bërthamor