Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj, deri në fund të mandatit…

4 Nëntor 2025 | 09:45

Duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ku lajmëroi se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026.

Rama tha se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve për ta çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.

“Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare për një shtet, por tani që jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit do bëjmë atë që premtuam të rrisim vit pas viti pensionet. Kështu pensionistët tanë, nga janari do kenë një rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm.

Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot. Kështu duke nisur nga janari i 2026 pensioni urban i plotë do rritet 1800 lekë, pensioni i pjesshëm urban rritet 800 lekë, pensioni rural 1 mijë lekë. Në vitet në vijim të njëjtat shifra do 2 fishohen në 2027, 3-fishohen në 2028 dhe me radhë për të arritur vlerën e premtuar. Ky jam unë, këta jemi ne”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026