Tajfuni Kalmaegi vret 26 persona ndërsa godet Filipinet qendrore

4 Nëntor 2025 | 12:00

Tajfuni Kalmaegi ka goditur Filipinet qendrore, duke vrarë të paktën 26 persona, sipas Zyrës së Mbrojtjes Civile, OCD, të vendit.

Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur, me banorët që kërkojnë strehim nëpër rrugët e përmbytura, pasi Kalmaegi arriti në tokë pak para mesnatës të së hënës.

Stuhia e fuqishme ka prekur grupin e ishujve Visayas, si dhe pjesë të dy grupeve të tjera ishujsh: Luzon dhe Mindanao.

Deri në mesditën sipas orës lokale, 04:00 GMT, të së martës, Kalmaegi po lëvizte drejt perëndimit përmes ishujve Cebu, Negros dhe Panay me erëra prej 150 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe linjat e energjisë.

Zëvendësadministratori i OCD-së, Rafaelito Alejandro, tha se “bazuar në informacionin që kemi”, shumica e viktimave vdiqën nga mbytja. Vetëm provinca Cebu regjistroi 21 vdekje, ku shumë qytete janë përmbytur”, tha ai.

Rrugët në qytetin Tabuelan, në provincën Cebu, u bë e pakalueshme pas një rrëshqitjeje dheu.

Në ishullin Bohol, një person u raportua i vrarë pasi u godit nga një pemë, sipas stacionit radiofonik, DYMA.

Ndërkohë, më shumë se 160 fluturime janë anuluar, ndërsa kapitenave të anijeve u është këshilluar të shkojnë menjëherë në portin më të afërt të sigurt dhe të qëndrojnë në port.

Agjencia shtetërore e motit, PAGASA, paralajmëroi për një rrezik të lartë të “valëve të stuhisë që kërcënojnë jetën”, të cilat mund të arrijnë më shumë se 3 metra lartësi.

Sakaq, një helikopter ushtarak u rrëzua në Mindanaon veriore ndërsa ishte duke udhëtuar drejt qytetit bregdetar të Butuan, tha Komanda e Mindanaos Lindore në një deklaratë, duke shtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit ishin duke u zhvilluar.

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026