Integrim në BE para normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, Vuçiç: Jemi të hapur…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë samitit të Zgjerimit të Euronews është pyetur lidhur me marrëdhënien me Kosovën. Gazetarja e “Euronews Albania”, Alice Taylor ka pyetur ekskluzivisht Vuçiç nëse do ta konsideronte heqjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën nga procesi i anëtarësimit në BE, në mënyrë që të dy vendet të mund të anëtarësohen fillimisht dhe pastaj t’i zgjidhin çështjet mes tyre më vonë.
Vuçiç u përgjigj se Serbia ka qenë e hapur kundrejt Evropës për të diskutuar dhe tejkaluar vështirësitë. Ai shtoi se janë të hapur për të diskutuar çdo ide.
Intervista:
Gazetarja: Në një intervistë javën e kaluar, ish-presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, sugjeroi se ndoshta çështja e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë mund të hiqet nga tryeza, në mënyrë që të dy vendet të mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ndërsa procesi i normalizimit të trajtohet jashtë procesit të anëtarësimit. Kjo ishte ide e Charles Michel. Çfarë mendoni për këtë?
Vuçiç: Kam folur me Charles disa herë për këtë, përpara se të largoheshe nga posti i Presidentit të Këshillit. Besoj se na duhen ide të reja, jashtë kornizave tradicionale, për të zgjidhur të gjitha çështjet e Ballkanit Perëndimor. Ne i përkasim Evropës.
Dhe gjithmonë kemi qenë shumë të gatshëm të diskutojmë çdo ide që ndihmon në kapërcimin e vështirësive të sotme. Pa asnjë dyshim, jemi të gatshëm të shqyrtojmë çdo ide që mund të ndihmojë në arritjen e anëtarësimit të plotë në BE, sa më shpejt të jetë e mundur.
LEXONI GJITHASHTU:
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar