Manjani komenton vendimin e Kushtetueses për Veliajn: Ishte një grusht në stomak
Juristi Ylli Manjani, mbrëmjen e kësaj të marte, ka folur në Euronews Albania, në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro ankimimit të Veliajt.
Manjani tha se vendimi ka rrëzuar lëvizjen e qeverisë dhe të Presidencës.
“Rama ka dhënë shpjegime pse ka dështuar, pavarësisht fjalorit të zgjedhur. Po ta lexosh atë që thotë Kryeministri, thua që këtu jemi në Suedi, por është korrekt. Nëse e vendosim në kontekstin tonë, ai po i jep përgjigje kontekstit të tij politik. Ne e kemi paralajmëruar këtë gjë, për hir të së vërtetës. E kemi stërthënë këtë. Fakti është që Kushtetuesja, edhe pse i kishte pritshmëritë e ulëta për ta marrë këtë vendim, ajo i ka dhënë një grusht në stomak qeverisë dhe Presidencës,” – tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës