Dita e Gjuhës Rome, Rama ndan mesazhin e Majkos: Ta bëjmë historinë tonë të dukshme
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë të mërkurë Ditën Botërore të Gjuhës Rome, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh nga zëvendësministrja Ina Majko, përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në qeverinë shqiptare.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë ftesë të veçantë, në Ditën Botërore të Gjuhës Rome, nga përfaqësuesja e parë e këtij komuniteti në qeveri, zv.ministrja Ina Majko, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në këtë ditë të veçantë, zv.ministrja Majko ka prezantuar një nismë të re, përmes së cilës u bën thirrje anëtarëve të komunitetit rom në Shqipëri të ndajnë historitë e tyre familjare.
Ajo ka vënë në dispozicion një adresë elektronike ku qytetarët mund të dërgojnë rrëfimet dhe kujtimet e tyre, me qëllim që të bëhet më e njohur historia e këtij komuniteti.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome, një ditë për të kujtuar se gjuha jonë nuk është thjesht fjalë, është kujtesë, rrënjë, histori. Mbi 10 mijë njerëz flasin gjuhën rome në Shqipëri. Gjuhë që ka mbajtur gjallë historinë tonë të pashkruar në libra, por të ruajtur në zemrat e njerëzve tanë. Nga 5 nëntori deri më 8 prill, dërgoni historinë e familjes suaj në adresën [email protected], një rrëfim, një kujtim, sepse çdo histori e vogël është pjesë e historisë së madhe. Le ta bëjmë të dukshme, të fortë, të pavdekshme!”, është shprehur ajo.
Majko thekson se mbi 10 mijë njerëz në Shqipëri flasin gjuhën rome, një gjuhë që ka mbajtur gjallë identitetin, kulturën dhe traditën e komunitetit rom, duke u bërë pjesë e trashëgimisë shpirtërore të vendit.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West