“Kemi bërë punën edhe për kundërshtarët”, Rama: Nuk ikim pa futur vendin në BE
Kryeministri Edi Rama tha se progres raporti i KE për Shqipërinë tregoi që vendi është në rrugën e duhur drejt objektivit për të mbyllur në 2027 negociatat me BE-në për anëtarësimin.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE në vendin tonë Silvio Gonzato, Rama u shpreh se qeveria e tij ka bërë punët dhe për kundërshtarët politikë dhe se PS nuk do të largohet nga pushteti pa e bërë Shqipërinë pjesë të BE-së.
“Raporti u thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në rrugën e duhur dhe na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë e më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027. Sa më pranë BE të jemi aq më shumë do të ketë dhe për ta hapësirë dhe përkujdesje, gjë që nuk mungon as në këtë raport. Ndjehuni mirë të gjithë, mbështetës apo kundërshtarë, së kjo qeveri i ka bërë detyrat për të gjithë dhe pastaj afrimiteti me BE-në është një garanci për të gjithë. Sepse mbështetës dhe kundërshtarë jemi në kohë ë ndryshme sipas qeverive që shkojnë e që vijnë. Kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje