Institucionet arsimore nuk respektojnë gjuhën rome ashtu siç e kërkon ligji

5 Nëntor 2025 | 19:26

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, aktivistja nga Korça Enxhi Kosturi shpreh shqetësimin e saj lidhur me trajtimin e kësaj gjuhe nga institucionet shqiptare. Ajo theksoi se edhe pse ka pasur përpjekje për të integruar gjuhën rome në shkolla dhe institucione, kjo nuk është realizuar siç e kërkon ligji.

Sipas Kosturit, situata është përkeqësuar me kalimin e kohës, pasi shumë shkolla që dikur ofronin mësim në gjuhën rome, tashmë nuk e bëjnë më këtë.

“Gjuha rome është lënë në harresë, kjo për shkak të institucioneve të cilët nuk po organizohen, deri dje thoshin se sipas VKM duhet të jetë një vajzë apo djalë që i përket komunitetit rom. Një nga ato vajzat Rome jam e unë që kam mbaruar për gjuhe letërsi, sot e shoh veten në harresë. Deri dje jepej në shkollën Naim Frasheri aty ku kishte me tepër komunitet, jepej gjuha rome, sot në 4 shkolla ku ka komunitet nuk jepet. Për herë të parë në Shqipëri jepej gjuha rome, lajmet, telereportazhet, sot nuk jepen më lajmet në gjuhën rome në televizionin publik shqiptar.”-thotë Enxhi Kosturi, aktivistja rome.

“Gjuhën rome e kam mësuar që i vogël në familje, gjyshërit tanë na e kanë trasmetuar këtë pasuri të komunitetit tonë.”-thotë Jurgen Troka, pjesëtar i komunitetit rom.

Fatkeqësisisht kohët e sotme kjo gjuhë nuk po trasmetohet tek brezat e rinj në rajonin juglindor, ka të rinj që nuk e flasin këtë gjuhë dhe është problem i madh që po ndodh aktualisht. Nuk po flitet në romnisht në familjet tona dhe rrezikon të zhduket në një të ardhme shumë të afërt dhe të mos ekzistojë më në fjalorin e të rinjve rom. Ka mosha të thyera që e ruajnë, por tek të rinjtë nuk ndodh kjo dhe nuk ka interes që të përqafojnë traditat kaq të bukura dhe të pasura të komunitetit tonë”

Flori Xhambazi është nxenes ne nje nga shkollat e qytetit të Korçës. Ai tregon se gjuhën rome e flet dhe e shkruan, ndryshe nga shokët e tij nuk janë në gjendje ta flasin dhe ta shkruajnë, madje nuk frekuentojne as shkollën.

“Babai ma ka mësuar. Po, e shkruaj, familja, Mami babai, duke folur ata kam mësuar e unë. Ai thotë thuaj kështu thuaj ashtu. E shkruaj shumë mirë. Jo, une e motra ime e dimë, kushurinjtë nuk vijnë në shkollë, nuk dine ta flasin, ta shkruajnë, unë e motra dime të tjerët nuk vijnë “-shprehte Flori Xhambazi.

Aktivistët dhe përfaqësuesit e komunitetit rom kërkojnë që të bëhen hapa të menjëhershëm për të ruajtur dhe përhapur këtë gjuhë, e cila është një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe kulturës rome.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026