Prokurori i Madridit në gjyq, akuzohet për rrjedhje informacioni të klasifikuar
Prokurori i përgjithshëm i Madridit, Avaro Garcia Ortiz ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për rrjedhje të informacionit konfidencial në lidhje me partneren e një politikani të opozitës. Gjykata Supreme e Madridit është përpjekur që nga e hëna të përcaktojë nëse Ortiz ka shkelur me vetëdije konfidencialitetin e hetimit duke i dhënë shtypit një dokument konfidencial në lidhje me biznesmenin Alberto Gonzalez Amador me qëllim dëmtimin e imazhit të partneres së tij, Isabel Diaz Ayuso, presidente e rajonit të Madridit.
Në qendër të çështjes është një email në të cilin avokatët e Gonzalez Amador i propozuan prokurorisë që klienti i tyre të pranonte fajësinë për evazion fiskal në këmbim të një dënimi të reduktuar.
“Në 22 vitet e mia të karrierës, z. García Ortiz nuk më ka dhënë kurrë asnjë dokument”, tha zëvendësdrejtori i faqes së internetit ElDiario.es. Ai tha se mësoi për ekzistencën e emailit rreth një javë para se të publikohej në shtyp.
Ashtu si gazetarët e tjerë që dëshmuan sot, ai siguroi se prokurori i përgjithshëm është “i pafajshëm”, siç këmbëngul ai vetë.
Çështja filloi në muajt e parë të vitit 2024, kur sistemi i drejtësisë po hetonte Alberto Gonzalez Amador nën dyshimin për mashtrim tatimor, nga i cili ai fitoi 350,000 euro, gjatë pandemisë Covid-19.
Në mars të vitit 2024, disa media publikuan informacione rreth çështjes dhe në veçanti diskutimet që zyra e prokurorit të Madridit pati me avokatin e Gonzalez Amador për të arritur një marrëveshje midis tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve