Natyra dhe fëmijëria në telajo, ngjyrat e Kolonjës në duart e piktorëve të vegjël

6 Nëntor 2025 | 17:31

Për të shtatin vit me radhë, në Kolonjë mbahet “Kolonia e piktorëve të vegjël”, të cilët hedhin në telajo vendet më të bukura të kësaj krahine të njohur.

Pjesëmarrës këtë vit ishin 23 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, që kanë pikturuar Ersekën, Rehovën, Borovën, Shelegurin dhe Leskovikun.

Të gjitha punimet e tyre do të paraqiten në një ekspozitë të veçantë në qendër të qytetit të Ersekës.

“Për mua është hera e dytë, kam qenë edhe vitin e kaluar në këtë aktivitet. Më pëlqen shumë të pikturoj dhe të njihesh me shokë të tjerë nga qarku i Korçës. I takova përsëri këtë vit. Sot kam marrë pjesën e malit përballë, pemët dhe rrugën. Do të jetë hobi im, sepse dua të bëhem arkitekte.”

“Unë jam 14 vjeç. Është hera e parë që marr pjesë në këtë ekspozitë, por kam 3 vite që pikturoj. Më duket shumë bukur, natyra është e mrekullueshme — pemët, gjethet. Po pikturoj bredhin përballë. Më pëlqen piktura, por nuk mendoj se do të bëhem piktore në të ardhmen. Më pëlqen mjekësia.”

“Jam 15 vjeç dhe kam 3 vite që pikturoj. Është hera e parë këtu, fshat me tradita të bukura dhe natyrë shumë tërheqëse. Po pikturoj malin dhe avllinë.”

“Emri im është Roel Becolli. Kam 3 vite që pikturoj. Unë pikturoj peizazhe. Sot po pikturoj një shtëpi në Rehovë”, thonë disa nga fëmijët pjesmarrës.

Berti Çaushi, një nga mësuesit e pikturës në këtë koloni, tregon se ky është një aktivitet i veçantë në Shqipëri, ndërsa fëmijët vijnë nga të gjitha qytetet e qarkut të Korçës.

“Është edicioni i shtatë. Marrin pjesë 23 fëmijë nga qarku, kryesisht punojnë në teknikën e akuarelit në peizazh dhe vizatim. Kemi krijuar një fond për të çelur një galeri për piktorët e vegjël, që është një plus për qytetin tonë dhe nuk ka të tillë në rrethe të tjera. Fëmijët kënaqen dhe na lënë punë shumë të bukura”, thotë Berti Çaushi.

Para këtij aktiviteti në Kolonjë është mbajtur edhe “Vjeshta e Artë e Kolonjës”, ku 45 piktorë profesionistë nga trojet shqipfolëse kanë hedhur në telajo bukuritë e kësaj zone.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026