Silvinjo shpall listën për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë, mungon Muçi
Trajneri Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë ndërsa bie në sy mungesa e Ernest Muçit, i cili aktivizohet me Trabzonsporin në Turqi.
Po ashtu edhe Marash Kumbulla mungon për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë prej javësh te Mallorca si dhe Nazmi Gripshi i cili u ftua në tetor.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci
Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tuchel publikon listën, Anglia do të ketë Bellinghamin në Tiranë
- Sylvinho justifikon zgjedhjet: Nedim Bajrami ka shënuar 7 gola, kemi besim te ai
- Ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë, trajneri Silvinjo publikon të premten listën
- Del formacioni për Jordaninë, Silvinjo ndryshon 7 lojtarë nga ndeshja me Serbinë

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan