Skuadrat shqiptare spikasin në Conference League: Fiton Drita, barazon Shkëndija
Dy skuadrat shqiptare që marrin pjesë në fazën e ligës në Conference League kanë dhuruar një tjetër performancë pozitive, ku Drita regjistroi triumf historik ndaj Shelbourne, ndërsa Shkëndija e Tetovës barazoi 1-1 me Jagiellonia.
Kampionët e Kosovës zhvilluan një paraqitje pozitive, ku gjetën golin e vetëm në pjesën e dytë me autor Ajzerajn.
Skuadra e Zekirija Ramadanit krijoi disa mundësi për gol, por nuk i shfrytëzoi si duhet. Në 3 ndeshje të luajtura deri më tani, Drita numëron 5 pikë.
Në duelin tjetër, Shkëndija ishte shumë pranë fitores, por u barazua në sekondat e fundit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në të dytën Latifi kaloi përpara të tijët. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej me 3 pikë në xhep, polakët barazuan në limite me Lozano.
Trajneri Beqiri dhe autori i golit Liridon Latifi analizuan në përfundim performancën.
“Unë besoj se nuk ishte çështje gëzimi nga futbollistët, ishim të motivuar. Pasi pashë video pas ndeshjes kishim disa pozicione që ishim vendosur keq”, tha Jeton Beqiri, trajner i Shkëndijës.
“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë me episode normalisht, bëmë gol që ishte i rëndësishëm, por futbolli i ka këto, çështje fati që pësuam gol në fund”, tha Liridon Latifi, futbollist i Shkëndijës.
Në 3 ndeshje të luajtura deri më tani, Shkëndija ka 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ndërsa sfida e radhës është ndaj Dritës.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në