Berisha: Opozita do të hapë platformën parlamentare para Kryeministrisë, detajet
Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, kreu i PD, Sali Berisha, paralajmëroi se opozita do të hapë platformën parlamentare para Kryeministrisë, ku do të flasin deputetët dhe qytetarët.
Ai thotë se qeveria ka kaluar në ekstrem në zhvillimin e seancave parlamentare, ku sipas tij, nga 9 seanca të zhvilluara, opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë.
“Kjo do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit, do të thotë shkelje e Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit. Do të thotë mohim i të drejtave të opozitës”, tha Berisha.
Në këto kushte, ai i sugjeroi grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, dhe aty deputetët e opozitës dhe qytetarët të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet dhe denoncimet.
Berisha thotë se edhe pse plasin shumë skandale, jo vetëm kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelanca në parlament, prandaj, thotë ai, do të kalojë në debatin me qytetarët.
Sipas Berishës, kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur asaj që ai e quajti represioni ndaj opozitës në parlament.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta