Manoli, elektricist që nga mosha 17 vjeç, i apasionuar pas papagajve
Manoli nisi punën si elektricist që në moshën 17 vjeç. Përveç profesionit të tij, ai ka një pasion të veçantë për papagajt.
Në moshën 17 vjeç, ndërsa shumë të rinj sapo nisnin të mendonin për të ardhmen, Manoli kishte zgjedhur tashmë rrugën e tij: elektricist. Sot ai eshte 27 vjeç, dhe është një profesionist i aftë që di t’i japë dritë çdo vendi ku punon.
Kam filluar të punoj që në moshën 17 vjeç. Sapo mbarova shkollën, fillova punën si elektricist.
Shkollën që bëra ishte për instalimet elektrike dhe mirëmbajtjen e tensionit të lartë e të ulët.
E fillova në fillim si elektricist i thjeshtë, nëpër pallate e shtëpi, dhe punova disa vite kështu. Tani punoj në nënstacion elektrik, ku duhet të jem gjithmonë i gatshëm.
Më pëlqente gjithmonë të rregulloja gjëra elektrike. Në atë kohë, kjo ishte një shtytje për mua, sepse nuk kishte shumë mundësi, por mua më pëlqente të merresha me to.
Edhe familja më ndikoi, sepse kam lindur në një familje zanatçinjsh nga Përmeti.
Varet, ka shumë probleme që mund të ndodhin – nga më i vogli, si një prizë apo një çelës, deri te rregullimi i të gjitha gjërave.Në instalimet që bëhen, zakonisht marrin elektricistë që janë më të vjetër ose më të lirë, këta lloj elektricistësh.
Manoli tregon se dikur puna e elektricistit nuk shihej si e rëndësishme, dhe sot shumë të rinj nuk e zgjedhin këtë zanat.
Puna e elektricistit më përpara nuk vlerësohej, por tani, me ikjen masive që po ndodh, po fillon të vlerësohet më shumë. Është më mirë kur punon vetë.
Të rinjtë nuk e zgjedhin profesionin e elektricistit – ata duan më shumë inxhinierinë dhe nuk preferojnë pjesën praktike elektrike.
Por ky është një profesion që nuk mund të zhduket kurrë; është një nga ato zanate që gjithmonë do të nevojiten. Një profesion nuk të lë kurrë në baltë.
Të rinjtë duhet të mësojnë një profesion, një zanat.
Unë do t’ua sugjeroja elektricitetin dhe zanatet e tjera – sepse po të ishin të gjithë mbretër, s’do të kishte kush ta mbante mbretërinë.
Përveç punës si elektricist në shtëpi, në kohën e lirë kujdeset edhe për papagajt e tij.
Unë kam pasion kafshët dhe i dua shumë. Ky është një papagall nga Australia, është i qetë dhe kërkon përkushtim. Nuk mund t’i lësh vetëm, sepse duan vëmendje dhe të këndojnë.
Këtu kam një papagall nga Australia dhe një tjetër nga Afrika – ajo e bardha dhe jeshilja është femër, ndërsa tjetri është mashkull.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda