Kurti vizitë në fabrikën e prodhimit të dronëve

8 Nëntor 2025 | 19:47

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidatin për Gjilanin, Alban Hysenin kanë vizituar kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak “Skifteri” dhe dronët civilë nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR. Kjo vizitë vjen një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë.

Kurti tha se e ardhmja e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po zhvillohet edhe në Kosovë.

“Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. “Made in Gjilan” përveçse natyrisht “Made in Kosova”, u shpreh ai.

Kurti shton se do të mbështesin dhe përkrahin ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë.

“Droni kamikaz “K1”, arrin shpejtësi maksimale prej 180 km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa “Skifteri” arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20 km dhe shpejtësi prej 270km/h. Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger.

Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri”, shkruan Kurti në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë...
20:44 | 23/06/2026

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026