“Streha” mohon akuzat e Luanës: E ndihmuam në bazë të procedurave shtetërore

9 Nëntor 2025 | 07:00

Deklarata e Luanës në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku ajo akuzoi një qendër të komunitetit LGBT se e kishte marrë nga familja dhe ushtruar presion ndaj saj, ka ngjallur reagime të forta.

Pas reagimeve të shumta, ka ardhur edhe përgjigjja e qendrës “Streha”, e cila mohon akuzat dhe kërkon hetim nga Prokuroria.

Qendra “Streha” sqaroi për Euroneës Albania, se Luana Myrto është ndihmuar nga organizata për tre vite dhe se vendosja e saj në qendër ka qenë pjesë e një procesi institucional për mbrojtjen e personave në rrezik.

“Luana nuk është ‘marrë’ nga familja dhe futur në qendër, por vendosja e saj në shërbim ka qenë rezultat i një vendimi të institucioneve shtetërore për mbrojtje emergjente. Në atë kohë ajo ishte 16 vjeç dhe në situatë të lartë rreziku. Saktësojmë se strehimi ishte i përkohshëm dhe përjashtimor, pasi qendra ‘Streha’ është e specializuar të punojë vetëm me individë mbi 18 vjeç. Ne i qëndrojmë me rigorozitet të gjitha procedurave të ndjekura në menaxhimin e rastit të E. Myrtollarit dhe ftojmë Prokurorinë dhe organet e ndjekjes penale të nisin menjëherë hetimet e nevojshme, në mënyrë që transparenca dhe e drejta e personit të mbrohen plotësisht”, thuhet në reagimin e qendërs “Streha”.

Pas rrëfimit të Luanës në Euronews Albania, figura të njohura publike kërkuan që ajo të merrej në mbrojtje nga policia, duke e konsideruar dëshminë e saj si një “zberthim” të agjendës LGBTQI+.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026