Prizreni në festë kreu i PDK-së dhe Shaqir Totaj rrethohen nga qytetarët: Urime

9 Nëntor 2025 | 21:16

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpallur fitoren në këtë komunë pas përfundimit të procesit të votimit dhe publikimit të rezultateve paraprake. Në një deklaratë për mediat, Totaj i uroi qytetarët për fitoren dhe u zotua se do të vazhdojë punën me përkushtim, ashtu si në katër vitet e fundit.

“Do të vazhdojmë me Prizrenin me punë, ashtu siç e kemi pasur në katër vjetët e kaluara. Urime, gëzuar, përhair juve qytetarëve të Prizrenit. Do të vazhdojmë bashkë me standarde të reja, fitore të reja,” u shpreh Totaj.

Ndërkohë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ndodhet sonte në Prizren, ku po feston bashkë me kryetarin e rizgjedhur dhe me qytetarët në qendër të qytetit.

Krasniqi e cilësoi garën në Prizren si një nga betejat më të rëndësishme për PDK-në, duke falënderuar edhe partnerët e koalicionit për mbështetjen dhe kontributin në këtë fitore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Një përleshje fizike ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë ditën e djeshme, kur deputetët e partisë në pushtet “Georgian Dream” dhe ata të opozitës “For...
16:16 | 27/06/2026

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit

\Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, i zhvilluar këtë të...
10:15 | 27/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026