Përfundon numërimi në 5 bashkitë e vendit, PS fiton me diferencë të thellë

10 Nëntor 2025 | 07:31

Vlora ishte bashkia e parë që shpalli rezultatin përfundimtar, me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje, 12.5% të votuesve me të drejtë vote. Kandidatja e Partisë Socialiste, ish-deputetja Brunilda Mersini, fitoi mandatin me 78% ose 15,672 vota.

Kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët mori 2,333 vota (11.68%), ndërsa këshilltari i PD që garoi i pavarur siguroi 1,975 vota (9.88%), me një diferencë prej 358 votash mes tyre.

Në Bashkinë e Cërrikut, kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, fitoi me 6,201 vota, ose 66.22% të totalit. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha, mori 1,888 vota, ndërsa kandidati i subjektit “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima, mori 1,275 vota. Diferenca mes dy të fundit ishte 613 vota.

Në Bashkinë e Beratit, kandidati i Partisë Socialiste siguroi 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit. Kandidati i mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa, mori 2,607 vota ose 16.65%.

Në Tepelenë, ku u përdor paralelisht edhe sistemi i numërimit me inteligjencë artificiale, kandidati i PS-së, Gramos Sako, fitoi me 3,261 vota ose 77.85%. Kandidati i mbështetur nga PD, Gabriel Guma, mori 928 vota.

Në Bashkinë e Matit, kandidati i PS-së, Altin Bojini, fitoi me 7,425 vota. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika, mori 3,184vota ose 27.02%. Kandidatja e pavarur Suzana Pasha, që më parë ka qenë pjesë e PS-së, siguroi 549 vota ose 5.17%.

Në total, në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme morën pjesë 18.45% e votuesve nga 334,539 qytetarë me të drejtë vote.

Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në Mat me 39.36%, ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, Berati me 19.98% dhe Vlora me 12.54%.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026