Emërimi i Asim Vokshit në GJK, KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rremë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, ka reaguar këtë të hënë pas publikimit të informacioneve në media lidhur me emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi ”, që sipas institucionit “ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të lirisë së medias”, duke bërë “akuza të pabazuara dhe pretendime të pavërteta”.
Në deklaratën zyrtare, KED thekson se Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë që këto të drejta të ushtrohen “me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik”.
KED thekson se publikimi në fjalë “bazohet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale”, duke përbërë “një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik”.
KED sqaron disa çështje kryesore:
- Asnjë informacion nuk është fshehur.
Çdo vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është publikuar në mënyrë transparente në faqen zyrtare të KED, por kjo sipas institucionit “nuk është pasqyruar në raportimin mediatik”. - Administrimi i informacionit të klasifikuar.
Të dhënat që lidhen me sigurinë kombëtare trajtohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. KED thekson se ka verifikuar se informacionet e përmendura ishin “të pabazuara” dhe “nuk kishin ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit”. - Cenim i reputacionit institucional dhe figurës së magjistratit.
Publikimi i bërë nga media përbën, sipas KED, “një akt të papërgjegjshëm që dëmton integritetin e magjistratëve dhe besimin e publikut te institucionet kushtetuese”. - Kërkesë për verifikim të burimeve të informacionit.
Këshilli i kërkon organeve kompetente të hetojnë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë, duke kërkuar vlerësimin e përgjegjësive ligjore përkatëse. - Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës.
KED garanton se proceset e tij do të vijojnë të zhvillohen me “paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin”, pa u ndikuar nga “presione apo ndërhyrje të paligjshme”.
Gjyqtari Asim Vokshi u zgjedh në shtator anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar vakancën e gjyqtares Holta Zaçaj. Vendimi për emërimin e Asim Vokshit u mor në mbledhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Vokshi u shpall automatikisht fitues pasi asnjëri nga tre kandidatët nuk mori 3/5 e votave. Vendimi u mor bazuar në pikët nga KED. Vokshi u rendit i pari me 89.5 pikë dhe u zgjodh anëtari që do të zëvendësojë Zaçajn. Ai do të ketë një mandat 9-vjeçar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut